01.06.2019 - 14:13
Ministri i Shtetit për Europën i Gjermanisë, Michael Roth ka reaguar sërish në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.
Duke mbështetur çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, Roth shprehet në rrjetet sociale se si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë duhet të shprehemi me fakte.
“Ministri i Shtetit për Europën i Gjermanisë, Michael Roth: Për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ne duhet të mbështetemi në fakte dhe në ndershmëri.
BE dhe Gjermania kanë shumë për të humbur”- shkruan ai.