MENU
klinika

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Tranporit Rrugor

Mjetet e përdorura që vijnë nga jashtë, ja si rregjistrohen!

29.06.2019 - 18:37

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Tranporit Rrugor publikon procedurat për rregjistrimin e mjet i importuar i përdorur i blerë jashtë shtetit.

Sipas njoftimit mësohet se personi i interesuar për të regjistruar një mjet të përdorur, të blerë jashtë shtetit, duhet të paraqitet pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor që mbulon vendbanimin e tij dhe duhet të dorëzojë këto dokumenta:

1. Kërkesën DRM 45, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.

2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, kërkohet ekstrakti i QKB-së, i cili verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.

3. Çertifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit, i cili bëhet pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale)

4. Dokumentin shoqërues, prejardhës, me treguesit teknike të mjetit, në origjinal.

5. Dokumentin e zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.

6. Dokumentin ose dokumentat e fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë.

7. Kontratë sigurimi të detyrueshëm (Policia e sigurimit TPL).

Ndërkohë që të gjithë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara.

Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumentave të mësipërme duhet të dorëzoj edhe prokurën e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.