MENU
klinika

Mitingu i socialistëve

“Mos guxo Kukësin”, Bashkim Shehu ‘kërcënon’ Ramën

25.06.2019 - 13:01

Këtë pasdite kryeministri Rama do të jetë në qytetin verior të Kukësit.

Shefi i qeverisë do të mbante mitingun me socialistët në orën 18:00 në Sheshin Skënderbej por është detyruar ta ndryshojë vendodhjen. Kështu, tubimi i Ramës, do të zhvillohet në aeroportin e Kukësit.

Ndërkohë, teksa kanë mbetur edhe pak orë nga vizita e Ramës në qytetin verior, ka reaguar edhe kryebashkiaku demokrat, Bashkim Shehu.

Ky i fundit i bën thirrje kryeministrit ‘që të mos guxojë me Kukësin’. Sipas tij Rama nga ky qytet largohet gjithnjë i humbur.

Reagimi i plotë:

Mos guxo Kukesin, Edi Rama!

Vetem Kryeministri i gallatave mund te vije ne Kukes e te na kujtoje se jemi te varfer.

I kujtojme kryeministrit se varferine nuk e kishim ketu, por na e solli ai, vit pas viti; duke na bere kampion te braktisjes se fshatrave e qytetit prej te rinjve. Lideri i qeverise hajdute e ka peng qe nuk po e gerryen dot Kukesin.

Ai e di mire se Kukesi nuk eshte i hajduteve; nuk eshte i mashtruesve, nuk eshte i gallataxhinjve.

Kuksianët jane te papune, por jane te ndershem dhe dine te dallojne kush i tall.

⁃ Si mund te vish ne Kukes e te justifikosh vjedhjen e votave?!

⁃ Ti nuk i njeh kuksianët!

⁃ Ngaqe kane dinjitet, mos ua kerko per te mbuluar gabimet e tua!

⁃ Nga Kukesi do ikesh gjithmone si humbes.

Nuk te ze gjumi per Kukesin. Kerkon t’i vish rrotull me ndonje stadium apo te gllaberosh ndonje pjese te majme aeroporti, qe eshte donacion, e qe ti e shet si te jesh ti Perendia e sikur paguan qeveria jote, – por ngado qe te nisesh per ne Kukes, nuk do kesh fytyre te ndeshesh, qofte edhe me kuksianin me te thjeshte.

Mos guxo Kukesin, Edi Rama! Sepse Kukesi do jete shkolla jote e Korrektimit.