MENU
klinika

Trajtuar nga profesionistët

Motrës time i nevojitet dializa tri herë në javë

04.06.2019 - 17:02

Rruga e një personi në hemodializë  në veshka mund të kërkojë disa rregulla.

Në fund të fundit, papritmas jeni duke shkuar në spital ose në njësinë e dializës të qytetit tri herë në javë, për rreth katër orë çdo herë.

Është sikur të kishim një punë me kohë të pjesshme.

Është e rëndësishme për të gjithë pacientët që njerëzit që punojnë në njësitë e dializës të jenë persona profesionist dhe shumë të komunikueshëm. Kjo bën një ndryshim të madh për pacientët e veshkave dhe familjet e tyre.

Veshkat kanë funksion  të pastrojnë  gjakun dhe të heqin lëngjet e tepërta  që formohen në organizëm në formën e urinës.

Ato prodhojnë hormone të nevojshme për realizimin e disa funksioneve të rëndësishme që trupi ka nevojë. Kur ndodh dëmtimi i veshkave, dializa është trajtimi i nevojshëm për të zëvendësuar disa nga funsionet  e rëndësishme që realizohen përmes tyre.

Hemodializa është një metodë  për të pastruar gjakun dhe për të hequr lengjet e tepërta në trup.

Hemodializa (HD) është një metodë për humbjen e lëngjeve  dhe produkteve të metabolizmit si ureja, potasiumi (K) si dhe ujë nga gjaku kur veshkat janë insufiçiente.

Hemodializa është një terapi  renale zëvëndësuese.

Për ne sot është shprehur  vëllai i një pacientetje  të rregullt të dializës.

“Motra ime po merr kujdes të madh nga të gjithë në Njësinë e Dializës,” –thotë ai.

“Ana  ka pasur shumë sfida të ndryshme shëndetësore gjatë viteve dhe mund të jetë një paciente e vështirë. Dështimi i veshkave ishte një pengesë e konsiderueshme.

Megjithatë, ka shumë vite që kur kam parë  që për atë kujdesen njerëz profesionist dhe me shpirtra kaq të mirë dhe aktive edhe pse ajo kërkon dializë tri herë në javë.

Faleminderit, infermierëve dhe  mjekëve të spitalit, për cdo gje që ju që bëni për pacientët tuaj dhe familjarët tanë !

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?