Holanda arriti të triumfojë 3-1 ndaj Anglisë në supersfidën e ‘Nations League‘.
Marcus Rashford zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë me një 11-metërsh të fituar nga Sancho i cili shtangu talentin De Light, duke i ‘vjedhur’ penalltinë.
Pjesa e parë u dominua në tërësi nga Holanda por pa arritur të vendoste barazpeshën.
Kundërpërgjigja e ekipit të Koeman ka ardhur në minutën e 73-të, kur De Ligt ka shlyer gabimin dhe ka barazuar ndeshjen me një gol të fuqishëm me kokë.
Në minutat e fundit të kohës së rregullt, anglezët kanë shënuar golin e dytë me Lingard, por festa e skuadrës së Gareth Southgate është prishur nga VAR, që ka anuluar golin për një pozicion jashtë loje dhe ka dërguar ndeshjen në shtesë.
Në minutat shtesë, John Stones humbi një top që çoi në autogolin i Kyle Walker.
Në minutën e 114-të ka ardhur gafa e radhës nga anglezët, me Ross Barkley që ka bërë një pasim të gabuar mbrapa dhe ka dërguar topin në këmbët e Depay-t, që ka pasuar te Promes, i cili ka fiksuar shifrat në 3-1.
Holanda do të përballet në finale me Portugalinë të dielën në mbrëmje. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin e Porto-s.