MENU
klinika

“Rruga muzeale”

Nga Meka në Medinë si Muhamedi

17.06.2019 - 18:08

       Autoritetet në Arabinë Saudite kanë hartuar një projekt, sipas të cilit, mund të bëhet e mundur të rikrijohet rruga “muzeale”, nga Meka në Medinë, për ta përshkruar me deve, si dhe vetë Profeti Muhamed shekuj më parë.

Kjo do të jetë një mënyrë e veçantë për pelegrinët, të cilët duan të shijojnë të nëjtën përvojë udhëtimi.

 

 

 

Projekti do ketë 27 pika të ndryshme që përfshijnë hotele, shtëpi pushimi, muzeale etj.

 

 

 

 

Ai parashikon që pelegrinët ta fillojnë udhëtimin e tyre nga një shpellë në dalje të Mekës, ku Profeti, së bashku me mikun e tij më të ngushtë, Ebu Bekrin, u strehua gjatë nisjes së rrugëtimit drejt Medinës, në atë që quhet Hixhret – një lloj emigrimi strategjik, që do i bënte më pas të mundur kthimin triumfator të tij në qytetin e lindjes, prej ku jo thjesht ai, por kauza e tij e besimit në një Zot të vetëm, do triumfonte mbi idhujtarinë.

 

 

 

Gjithashtu, përveç udhëtimit me deve, pelegrinëve do t’u ofrohet e njëjta rrugë përmes automjeteve, motorëve, si dhe balonave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Profeti Muhamed për krishtërimin

“Askush prej myslimanëve nuk guxon”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit