Nëse nuk i keni provuar akoma për këtë sezon, duhet ta pranojmë që çmimi me të cilin shiten tani është pak i lartë, mos u shqetësoni pasi keni kohë deri në fund të shtatorit për të ngrënë fiq.
Fruti i shijshëm i cili rritet pothuajse në të gjithë Shqipërinë, është kultivuar fillimisht në Lindje e Mesme, për t’u shpërndarë më pas në të gjithë botë.
Por përveç ëmbëlsisë karakteristike, e dini që fiqtë janë një depo vlerash ushqyese shumë të dobishme për shëndetin e njeriut?
Ata kanë në përmbajtjen e tyre sheqerna natyrale, minerale si (hekur, kalium dhe magnez), vitamina B, C dhe K, fibra të tretshme dhe përbërës me veti antioksiduese dhe antiinflamatore që luftojnë veprimin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë e trajtojnë një sërë sëmundjesh.
Ashtu siç e kemi cilësuar që në krye të herës, fiqtë janë një aleat i shkëlqyer për shëndetin tretës.
Mund t’ju duket e çuditshme kjo gjë, por studimet e shumta kanë provuar se fiqtë janë ‘’ilaçi’’ natyror numër 1 krahas kumbullave dhe kivit, në rast se keni probleme me konstipacionin (kapsllëkun). Këshillohen që të konsumohen me stomak bosh në mënyrë që veprimi i tyre të jetë sa më efektiv.
Ndiheni vazhdimisht të lodhur, të plogësht aq sa nuk arrini dot të qëndroni në këmbë?
Nuk keni përse merrni shtojca vitaminash, pasi fiqtë e freskët i përmbajnë të gjitha, duke filluar që nga sheqernat natyrale e deri tek kripërat minerale, duke siguruar në këtë mënyrë një dozë të mirë energjie.