Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel, ku po zhvillon një vizitë pune.
Gjatë ditës së sotme është zbardhur axhenda e takimeve të Ramës.
Mësohet se më orën 17:oo, kreu i qeverisë do të ketë një takim me shefen e diplomacisë së BE-së, Frederoca Mogherini.
Më pas, shefi i ekzekutivit shqiptar do të zhvillojë një takim edhe me Kreun e Këshillit Europian, Donald Tusk si dhe me presidentin e KE, Juncker.
Kjo vizitë pune në Bruksel e kryeministrit Edi Rama vjen në një kohë kur palët politike në Shqipëria janë shumë larg dialogut edhe pse thirrjet për një proces të tillë nuk kanë munguar si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dje vendosi të shfuqizojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.
Këtë vendim kreu i shtetit e argumentoi bazuar në Kushtetutë, ndërsa theksoi se në kushtet kur opozita nuk ka marrë pjesë në garë, ky proces nuk mund të jetë demokratik.