Largimi i befasishëm i Skënder Gegës nga Partizani la një shije të hidhur tek “Demat e Kuq”.
Megjithatë, drejtuesit e klubit po mendojnë të ‘ngushëllojnë’ tifozët duke afruar një supertrajner.
Zdenek Zeman shihet si pasuesi i Gegës dhe tekniku mund të udhëheqë të kuqtë për Champions League.
Sipas informacioneve, Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka udhëtuar në Itali për të biseduar me trajnerin e njohur.
Zeman nuk drejton që nga marsi i vitit 2018 kur la ekipin e Pescara-s. 72-vjeçari ka një eksperiencë të gjerë në Serie A, ku ka drejtuar ekipe si Napoli, Roma, Lazio, Parma, Cagliari, por edhe ekipe jashtë italisë si Lugano, Cervena Zvezda, apo Fenerbahçe.
Kështu, kampionët e Shqipërisë mund të ndjekin gjurmët e Kombëtares duke zgjedhur një trajner të madh në moshë, por me shumë eksperiencë.
“Demat e Kuq” duan të bëjnë bujë me këtë lëvizje dhe emri i Zeman krijon impakt të menjëhershëm.