MENU
klinika

Rama e 'bekon': Më i miri

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri

17.06.2019 - 17:56

Tashmë është zyrtare, Franco Lerda është trajneri i ri i Partizanit.

Të kuqtë kanë zgjedhur pikërisht një italian si pasues të Skënder Gegës në stolin e skuadrës.

Në një konferencë për shtyp të organizuar në zyrat e klubit të kuq paraditen e sotme, drejtori i përgjithshëm i Partizanit Olsi Rama prezantoi trajnerin e ri, ndërsa shtoi se Partizani do të jetë gati për të bërë një figurë sa më të mirë në kualifikueset e Champions League.

Për Ramën Lerda ishte zgjedhja më e mirë për Partizanin nga të gjithë trajnerët që kanë qenë në garë për të marrë drejtimin e të kuqëve për shumë arsye dhe drejtori u shfaq i bindur se skuadra me italianin në stol do të shkojë larg në Champions dhe do të mbrojë titullin kampion në Superiore.

Lerda ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Partizanin ndërkohë që kjo është ekpserienca e parë jashtë Italisë për 51-vjeçarin, i cili në të kaluarën e tij ka drejtuar kryesisht skuadra të Serie B. Lerda ka qenë trajner i Torinos dhe Lecces por pa mundur t’i ngjisë këto skuadra në Serie A dhe në fund gjithmonë është shkarkuar.

Ai është trajneri i 4-t italian i Partizanit në epokën e presidentit Demi, pas Andrea Agostinellit, Adolfo Sormanit dhe Mark Iulianos.

Vetëm pak orë pasi prezantuan Franco Lerdën si trajner të ri, drejtuesit e Partizanit i dhuruan italianit edhe dy afrimet e para nga merkatoja verore.

Bëhet fjalë për William Cordeiro Melo dhe Esin Hakaj, dy futbollistë që pritet ‘të bëjnë me krahë” skuadrën kampione të Shqipërisë, pasi janë të dy anësorë, me shkodranin që preferon të niset majtas dhe brazilianin djathtas.