03.06.2019 - 21:50
Moisiu Elisaf, kreu i komunitetit të vogël hebre në qytetin grek të Janinës, u zgjodh kryetar i bashkisë në zgjedhjet lokale të dielën.
Mediat greke, shkruan 27.al, njoftojnë se Moisiu Elisaf është kryebashkiaku i parë hebre në vend.
Elisaf mori 50.33 për qind të votave, duke mposhtur ngushtë kryebashkiakun e tanishëm Thomas Bega, i cili mori 49.67%, njoftoi gazeta Ekathimerini.
Sipas gazetës, kjo është hera e parë që Greqia moderne ka parë një kryebashkiak të zgjedhur hebre.
Elisaf ka qenë kreu i komunitetit hebre lokal për 17 vjet dhe më parë ka shërbyer edhe si kreu i Bordit Qendror të Bashkësive Hebraike në Greqi.