MENU
klinika

Si përgjigjet?

Përgjimet e publikuara/ Reagon Dako: Absurde!

05.06.2019 - 20:16

Kryetari i Bashkisë së Durrës, Vangjush Dako, i konsideron diçka absurde përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

Ashtu sikurse edhe më herët kur dolën përgjimet e para, Dako thekson se telefonin e tij e hap për çdo qytetar.

“I pashë dhe i dëgjova përgjimet. Për mua janë diçka absurde, sepse unë jam kryetar bashkie dhe telefonin do t’ua hap çdo qytetari. Nuk kam asnjë koment. Kjo është çështje mediatike”, ka deklaruar Dako për “Ora”.

Sipas Dakos u takon organeve kompetente për ta zgjidhur çështjen.