MENU
klinika

Hetimet

Përleshjet në burgun e Koridhalos, zbulojnë arsenalin e armëve

26.06.2019 - 20:22

Një arsenal i madh armësh u gjet i fshehur nga të burgosurit e burgut të Koridhallos nga autoritetet greke, pas hetimeve të kryera në gjithë qelitë e burgut.

Bastisjet kanë ardhur pas përleshjeve të ashpra që kanë ndodhur të martën në mëngjes, ndërsa të ndaluarit janë konfliktuar me thika, për të thyer barrierat ndarëse.

Në vetëm pesë orë kontroll që u kryen në tre krahët e burgut të Koridhallos, u gjetën gozhda, shtiza, syze me kamuflazh si dhe thika të mëdha të improvizuara.