19.06.2019 - 11:56
Si pasojë e përplasjes me militantët e PD, një efektiv policie në KZAZ e Kamzës ka rënë pa ndjenja.
Është parë që polici ka rënë pa ndjenja dhe ka qenë në gjendje të rënduar, por edhe pas ndihmës që i është dhënë nga personat aty pranë, nuk ka mundur të përmendet.
Menjëherë e kanë nisur për në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Gjatë ditës së sotme ka pasur përplasje mes militantëve të PD dhe forcave të policisë, për të penguar futjen e tyre në qendrën e KZAZ.