MENU
klinika

Detajet

Po rregullonte një tub uji/ Bie nga lartësia, humb jetën zyrtarja

16.06.2019 - 15:23

Ndërron jetë aksidentalisht punonjësja e Njësisë Administrative Vergo.

Valentina Kotolloshi, 42-vjec, nënë e dy fëmijëve, ka qenë duke rregulluar një tub uji në fshatin Vergo, kur ka rrëshkitur e ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra.

Për pasojë 42-vjeçarja ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit e kryesisht në kokë, ndërkohë që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Sarandës, aty ku aktualisht është duke u bërë ekspertiza mjeko-ligjore e viktimës.