MENU
klinika

Zhvillimi i zgjedhjeve lokale

Procesi i qetë/ Majko: Nga 1 Korriku të ulemi e të shihemi ndryshe!

30.06.2019 - 10:47

Të qetë dhe normal e ka quajtur Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, procesin e votimit deri në momentin që ka hedhur vetë votën në kuti.

Në një prononcim për mediat, Majko ka thënë se pjesëmarrja duket normale, ndërkohë që ka theksuar se duke nisur nga dita e nesërme duhet të shikohet një mënyre tjeter per te vepruar.

“Shpresoj që pas kësaj date, duke nisur nga 1 korriku të gjithë të ulemi e të shikojmë një mënyrë tjetër për të vepruar përballë njëri tjetrit. Procesi më duket i qetë dhe normal”- ka thënë Majko.

Ai  është pyetur për zgjedhjet e para viteve 90 dhe ka dhënë këtë përgjigje: “Ata që kundërshtonin zgjedhjet para 1990 futeshin në burg”.