MENU
klinika

Deklarata

Protesta/ Gjermania thirrje opozitës: Jo dhunë!

21.06.2019 - 13:26

Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 pritet protesta e opozitës dhe në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ambasada Gjermane.

Ambasada ka dalë me një thirrje ndaj opozitës, ku i kërkon që të protestojë paqësisht.

Ambasada sqaron se sipas saj dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme.

Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme!

Duke patur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi.

Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore.

Me shqetësim të madh jam duke ndjekur ditët e fundit edhe trazirat e dhunshme në vende të ndryshme të Shqipërisë. Një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike.

U bëj thirrje me forcë të gjitha palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin”.