MENU
klinika

"Kam vetëm një mesazh"

Protesta/ “Njëra anë do fitojë”, çfarë paralajmëron Basha për nesër?

01.06.2019 - 20:28

Teksa ishte i pranishëm në protestën e banorëve të Unazës së Re, kryedemokrati Basha komentoi çeljen e fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij ai tha se socialistët sot u mblodhën në një palestër si në furrik.

Gjithashtu ai u ndal edhe tek protesta e së dielës, ku u bëri thirrje qytetarëve për të marrë pjesë dhe tha se protesta e së dielës do të hyjë në histori si ‘bashkimi i zemrave kundër tiranisë’.

Sot një ditë para 2 qershorit, jam i sigurt që do të hymë në një tjetër rekord si bashkimi i zemrave kundër tiranisë. Dua ta them fare qartë se ndalja e të keqes nuk mjafton, ajo është e panegociueshme.

Kjo e keqe është një kancer dhe ndalja e kancerit nuk mjafton për të shpëtuar pacientin dhe prova më e qartë është sot në dy vende, njëri 2 km prej këtej, në një palestër ku u mblodhën si në furrik të pandehurit, për të shpallur projektin e tyre ogurzi të kapjes së pushteteve me krimin, me kandidatë për bashki vrasës dhe injorantë.

E keqja do të marshojnë në të gjithë Shqipërinë.

E dyta provë është 80 km në veri. Këtu e morën një grusht të fortë, këtu janë ndalur, por e keqja nuk është ndalur, është dhjetëfishuar. 300 milion duan të vjedhin me rrugën Milot-Balldren, me të njëjtën skenë si me Unazën e Re.

Që shtëpitë tuaja të jenë të sigurta dhe këta vogëlushë të shkojnë në shkollë të patraumatizuar nga lotët e prindërve, nuk mjafton ta ndalim të keqen. E keqja duhet shkulur me rrënjë.

Që populli të vendos duhet që nesër t’i bashkohemi protestës së madhe kundër keq-qeverisjes.

Kjo bandë hajdute, kjo bande e pashpirt e shtazarake, që tash një vit është kthyer në terrorin e fëmijëve dhe të vogëlushëve shqiptarë, në terrorin e fëmijëve të unaza e anë e kënd vendit, për shkak se ka vendosur xhepin e pangopur dhe të babëzitur të Edi Ramës, hajdutit më të madh në tre dekada në Shqipëri, mbi interesat e qytetarëve të thjeshtë, mbi bukën e gojës së këtyre vogëlushëve.

Me krenari e përsëris se Unaza e re, ka qënë dhe është frymëzimi për betejën tonë.

Organizata kriminale e Rilindjes është katandisur si mos më keq do të përballet me uraganin opozitar. Njëra anë do të fitojë, kriminelët ose populli. Kjo është beteja, kjo është kauza, e në këtë sfidë nuk ka dilema, ose je njeri i dinjitetshëm ose je qen i krimit. Duhet ta shkulim të keqen me rrënjë.

Duhet qeveri tranzitore dhe të kemi një parlament demokratik e për to PD është e gatshme të luftojë deri në fund.

Ajo që kanë bërë ka qenë një traumë [për popullin, mirëpo ajo që ka bërë kombi shqiptar ka bërë që të ndizet pishtari i demokracisë. Për të gjithë ju bashkëqytetarë ka vetëm një mesazh:

Bashkimi për të shkulur të keqen me rrënjë, bashkohuni në rrugën pa kthim, për të mos lejuar më asnjë dramë njerëzore e familjare, asnjë shkelje nga një grusht horrash, që janë vetëm banda që duhen shporrur me çdo kusht.”, tha Basha.