MENU
klinika

Detajet

Protesta opozitës/ Jepet sot masa e sigurisë për 42 të arrestuarit

05.06.2019 - 10:20

Ka nisur sot seanca për masën e sigurisë për 42 të arrestuarit pas protestës së opozitës më 2 qershor.

Kujtojmë që 42 protestuesit akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

protesta e opozites-konica.al
protesta e opozites-konica.al

Pas protestës së opozitës, policia procedoi penalisht 60 persona, 42 prej të cilëve janë arrestuar.

Mes të proceduarve në gjendje të lirë është edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhin.

Në gjykatës gjatë seancës janë të pranishëm edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike.