MENU
klinika

Përplasjet politike

Protestat në Tiranë, BBC: Presidenti anulon zgjedhjet vendore

09.06.2019 - 10:14

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë dje lajmit se kreu i shtetit shqiptar ka anuluar zgjedhjet vendore, pas protestave disamujore të opozitës. BBC shkruan se presidenti i Shqipërisë ka anuluar zgjedhjet vendore, në mes të protestave të shumta të zhvilluara.

Presidenti Meta deklaroi se situata politike në vend është e tensionuar dhe prandaj zgjedhjet nuk mund të mbahen më datë 30 qershor. Vendimi ka ardhur pak kohë pasi protestuesit janë shpërndarë, apsi më herët kishin hedhur fishekzjarrë e tymuese përpara parlamentit e kryeministrisë, në shenjë pakënaqësie ndaj situatës në vend.

“Grupet e opozitës e akuzojnë kryeministrin Edi Rama për mashtrime zgjedhore, për vjedhje votash. Ata duan që të ketë një qeveri kalimtare dhe kanë refuzuar çdo dialog me kryeministrin. Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike të opozitës, u ka bërë thirrje turmave të vazhdojnë protestat derisa z. Rama të largohet”, shkruan ndër të tjera prestigjiozja BBC.

Kreu demokrat Lulzim Basha iu tha protestuesve se vendimi i presidentit meta për të shtyrë zgjedhjet ka ardhur si rezultat i protestave të vazhdueshme të njerëzve. Bashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje që partitë politike të Shqipërisë të përmbahen nga dhuna dhe të hapin një dialog. Shumë figura politike në Shqipëri, përfshirë presidentin Meta janë shprehur se situata politike në vend është e trazuar dhe mund të pengojë aspiratën e Shqipërisë për të hyrë në BE.