MENU
klinika

Situata tensionohet sërish

Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre, Policia reagon me gaz lotsjellës

02.06.2019 - 21:38

Vazhdon të jetë e tensionuar situata para godinës së Parlamentit.

Protestuesit e opozitës vijojnë të hedhin fishekzjarrë edhe kapsolla në drejtim të forcave të Policisë.

Ndërkohë që nga hedhja e mjeteve piroteknike kanë mbetur të lënduar një operator i mediave private dhe një protestues, të cilët kanë pësuar dëmtime në gjymtuare.

Protestuesi është shoqëruar në spital, ndërkohë që kameramani vazhdon të qëndrojë në krye të detyrës.

Ndërkohë që ministri Lleshaj ka bërë të ditur se një efektiv policie ka mbetur i dëmtuar nga sulmi me mjetet piroteknike.

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe Policia e cila ka nisur sulmin me gaz lot sjellës drejt protestuesve, duke bërë thirrje gjatë gjithë kohës për distancim nga dhuna.