MENU
klinika

Anulimi i zgjedhjeve

PS shkarkon Metën? Ja çfarë thotë ambasadori i OSBE

10.06.2019 - 13:19

“Vendimi i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve dhe vendimi i PS për shkarkimin e Metës janë çështje të brendshme të PS”, kështu deklaroi sot ambasadori i OSBE-së, Borchardt.

Në një dalje për mediat, Borchardt tha se është besimplotë se institucionet shqiptare do të gjejnë se kush e ka argumentin më të mirë ligjor.

Pyetur për shkarkimin e Presidentit, ai ka thënë:

“Kjo është cështje e brendshme në Shqipëri, mes parlamentit, Kushtetutës, dhe më pas Gjykatës Kushtetuese”.

Ndërkohë që pyetur a do të ketë zgjedhje më 30 qershor për OSBE, ambasadori deklaroi:

“Siç e thashë, institucionet shqiptare janë ato që do të marrin këtë vendim”.