Gjatë takimit të sotëm në Burrel, kryeministri Rama prezantoi kandidatin e PS për bashkinë Mat.
Kandidati i PS për Matin është Agron Malaj, komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit të 2011-ës.
Rama tha se e mbështet Malajn, pasi sipas tij doli kundër urdhrave të kryeministrit të asokohe Sali Berisha dhe u distancua nga ajo masakër.
‘Jam këtu sot për të thënë se si shpifja, se si balta zë vend.
Sot këtu unë kam ardhur të mbështes Agronin. Për Agronin thuhet se është komandati i grupit të zjarrit etj etj.
Agroni është provuar dhe nuk është komnadati i grupit të zjarrit. Është provuar se arma e Agronit nuk ka nxjerrë asnjë plumb dhe nuk e kam provuir unë, e ka provuar drejtësia.
Dhe është sot këtu me ne jo vetëm se nuk pranoi urdhrat, por se u distancua nga ajo masakër dhe ja ku është e vërteta’, deklaroi kryeministri.