MENU
klinika

Arsyeja

Pse Putinin nuk e ftuan në eventin që bëri bashkë liderët botërorë?

07.06.2019 - 15:39

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk është “problem” që ai nuk është ftuar të bashkohet me udhëheqësit e tjerë të botës për të shënuar 75-vjetorin e zbarkimeve të trupave në Francën veriore.

Putin, i cili u ftua në ngjarjen e 70-vjetorit në 2014, tha se kishte “mjaftueshëm cështje të vetat në Rusi.

Rusia shpesh akuzon Perëndimin për mosnjohjen siç duhet të rolit të Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Udhëheqësit botërorë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, morën pjesë në përkujtimin e të enjtes, ku nderuan trupat aleate që sulmuan forcat gjermane në brigjet e Francës veriore më 6 qershor 1944.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kryeministri australian, Scott Morrison, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe liderë dhe figura tjerë shtetërore kanë qenë pjesë e këtyre organizimeve.

Trump lexoi një lutje të shkruar nga presidenti i atëhershëm amerikan, Franklin D Roosevelt.

Mbretëresha tha se fati i botës iishte varur nga suksesi i operacionit. “Heroizmi, guximi dhe sakrifica e atyre që humbën jetën kurrë nuk do të harrohen kurrë”, tha ajo.

Kryeministtrja britanike Theresa May e quajti atë ditë, si momentin që “përcaktoi fatin e brezave që do të vinin”. Por Ministria e Jashtme e Rusisë i sheh gjërat ndryshe.

“Nuk pati ndikim vendimtar në rezultatin e Luftës së Dytë Botërore”, tha Maria Zakharova këtë javë.

Bashkimi Sovjetik humbi më shumë se 25 milionë vetë në atë që quhej Lufta e Madhe Patriotike, më shumë se çdo komb tjetër. Rusia mban një paradë masive ushtarake çdo vit për të përkujtuar  fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe për të kujtuar rolin e trupave sovjetike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbarkimi i trupave në Normandi

Ngjarja që bëri bashkë liderët botërorë