MENU
klinika

Fotolajm

Qytetarë të rretheve, “ushtria” e Unazës së Re dhe yjet e BE-së në protestë

02.06.2019 - 19:18

Banorët e Unazës së Re të radhitur në rreshta e me jelekë portokalli, me në krye ish-deputetin e PD Klevis Balliu kanë nisur rrugën drejt Kryeministrisë.

Dhjetëra banorë me flamurin kombëtar në krye dhe një pankartë gjigande janë nisur më këmbë drejt Bulevardit nga Unaza e Re.

Ata do t’iu bashkohen protestuesve të tjerë në bulevardin kryesor të Tiranës, para godinës së Kryeministrisë.

Ata thërrasin “Rama ik” në kor, ndërsa në pankartë shkruhet ndër të tjera “Fitorja është afër”.

Banorët e Unazës së Re protestojnë prej rreth 8 muajsh pasi shtëpitë dhe bizneset e tyre do të prishen për ndërtimin e Unazës së Madhe.