MENU
klinika

Nga Salih Mehmeti

‘Qyteti i Ri’ i Albinit/ Prishtina, si qyteti ma i zvetnuem!

23.06.2019 - 14:30

Proksemika âsht ajo shkencë që merret me hapësinën që njerztë e kanë të nevojshme me ndërveprue shojshoqshëm.

Pos arkitekturës e mutacionit urban, edhe proksemika kish me e rendit Prishtinën si qytetin ma të zvëtnuem që mundet me u përfytyrue.

Lypsa, lebrozë modernë, epileptikë, pezhishka mafioze të përfitimit, që të prekin, që të shqetësojnë edhe në hapësinën e mbramë të ndërveprimit.

Këtu kafja porositet me nji ashkali të vocërr. Në nji rrafsh ma të gjanë, ky thjesht âsht vizioni i Albinit për Prishtinën.

Tash kryeqyteti nuk e ka tagër (për fat!) me u qeveris prej direktivave të tij, por prania e tij si model âsht e kudondodhun.

prishtina-konica.al

Logjika e Albinit për Qytetin e Ri: shndërroje sheshin e sheshet anësore në nji Kalkutë mjerimi me lypsa, shitësa ambulantë, muslimca që knojnë ilahi e thirrin në “rahmetin” e kalimtarëve.

Pse? Se, simbas rradakës revolucionare, kjo e ruen nji frymë shqetësimi e pakënaqësie e kështu gjindja e bajnë revolucionin ultim.

Gjysma tjetër e Prishtinës së re: alarmet e sigurisë që aktivizohen absurdshëm, pa kurrfarë nevoje, a thue se aviacioni anmik po e rresh nji batare me raketa dhe vegjëlia duhet me u strukë në bodrume banesash.

Vizionet e epërme të Al-birit? A bahet najherë dealbinizimi i Prishtinës?