MENU
klinika

"Nëse në Shqipëri..."

Rama flet për mediat italiane, “lëshon” batutën: Jemi të dytët pas…

07.06.2019 - 14:58

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane “Oggi”.

Në këtë intervistë Rama flet për Shqipërinë dhe zhvilimet e fundit në vend.

Rama është intervistuar nga gazetarja italiane Maria Giuseppina Buonanno, në zyrën e tij në Tiranë e pyetja e saj e parë qe:

Si do të zgjidhet kriza politike në vend?

“Të shohim “, thotë Rama e për gazetaren italiane, kryeministri shqiptar ka vështrimin e dikujt që është i mbushur me mendime por që i shikon nga njëmijë dritare.

Kryeministri ndalet më pas edhe tek turizmi, ku fton italianët të vizitojnë Shqipërinë, ndërsa me ironi shton:

“Ejani, vizitoni Shqipërinë e do të gjeni gjyshërit tuaj, ashtu sic ata dikur shihmi me shpresë të ardhmen. E ndoshta dhe për të parë se sa të aftë jemi dhe ne për të shkatërruar peisazhin, ashtu si dhe ju dikur”.

Në mbyllje të intervistës së tij kryeministri bën edhe një batutë, ndërsa tha: “Shpesh flitet për Shqipërinë si vendi ku mbretëron krimi i organizuar. Por ky është një vizion që ka prekur e prek dhe Italinë. E atëherë ne jemi të dytët, vijmë menjëherë pas jush.”