MENU
klinika

"Referojuni ligjit"

Rama-kryebashkiakëve të djathtë: Nuk ju nxori PS nga gara!

14.06.2019 - 17:09

Ditën e sotme, disa prej bashkive të djathta në vend kanë drejtur drejt KQZ-së, një kërkesë me anë të së cilës referojnë se do të zbatojnë dekretin e presidentit Meta, dhe jo vendimin e KQZ-së, duke refuzuar kështu organizimi e zgjedhjeve të 30-Qershorit.

Pas kësaj kërkese ka reaguar dhe nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i cili thotë se mosbashkëpunimi dhe një refuzim i tillë, do të konsiderohet vepër penale.

Por jo larg këtij reagimi ka shkruar dhe kryeministri Rama, i cili me anë të një statusi në Twitter iu bqn thirrje kryebashkiakëve demokratë të mos bien viktimë e katërshes, Berisha, Meta, Basha, Kryemadhi.

“Kryebashkiakë demokratë! Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet.

Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë.

Nuk ju nxori PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre. Ligji s’ka mëdyshje“, shkruan Rama në twitter.