28.06.2019 - 09:47
Mbrëmjen e djeshme gjatë orëve të vona në Vlorë ka mbërritur kryeministri Rama.
Ditën e sotme, Partia Socialiste mbyll fushatën elektorale në këtë qytet.
Pas mitingut të djeshëm në Fier, ai është nisur më pas anë Vlorë, ku ka kaluar natën aty për të qenë gati ditën e sotme.
Në orët e vona, kreu i qeverisë ka bërë një shëtitje në zonën e Lungomares, ndërsa në media kanë qarkulluar edhe fotografi.
Në disa prej tyre Rama shfaqet i veshur sportiv, me një bluzë të bardhë, ndërsa është duke biseduar me Sinan Idrizin, presidentit e “Flamurtarit”.