MENU
klinika

Fushata elektorale

Rama në Përmet, PD e pret me protesta!

23.06.2019 - 10:35

Në kuadër të fushatës elektorale të 30 qershorit, Kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një takim në Përmet ditën e sotme. 

Sipas informacioneve, simpatizantë të opozitës, kryesisht të PD-së janë grumbulluar për të protestuar kundër tij.

Kreu i qeverisë, do të zhvillojë takimi elektoral edhe në Gjirokastër ku do të prezantojë ish-deputetin Flamur Golemi si kandidat për kreun e kësaj bashkie. Ndërkohë, në Përmet, PS ia ka besuar kandidaturën, Alma Hoxhës.

Kryeministri është më se i bindur se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor dhe kjo sipas tij, është e panegociueshme.