Kryeministri Edi Rama nga Vlora ku po mban fushatë elektorale deklaroi se ka një emocion të vecantë sot, pasi ka bërë plazh me Zahon në qytetin bregdetar.
Rama theksoi se Zaho dhe moshatarët e tij meritojnë një Shqipëri europiane.
“Kam një emocion të vecantë sot sepse kam qenë me Zahon kur bëja plazh këtu në Skelë. Sot Zaho është diku midis jush, ashtu si të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Zaho dhe moshatarët e tij meritojnë që nesër të jetë një Shqipëri më e mirë se kjo që kemi sot. Vlora sot është më e mirë se ajo që ishte kur unë isha sa Zaho, ashtu Shqipëria e nesërme duhet të jetë më e mirë. Për Shqipërinë ka vetëm një rrugë: Anëtare e Familjes Europiane”, tha Rama.
Ai shtoi se Shqipëria do të ketë një drejtësi të pavarur dhe të barabartë për të gjithë.
“Shqipëria sot përjeton moment historik të vecantë, të një përplasjeje të madhe. Ka katër vjet që ka nisur kjo përplasje e madhe për të tronditur nga themelet Shqipërisë, duke tronditur nga themelet drejtësinë. Një përpjekje e madhe historike që drejtësia të kthehet në kuptimin e vërtetë të fjalës së saj. Ne do punojmë dhe drejtësia do kthehet në vend”, u shpreh Rama.
Edi Rama nënvizoi se kurrë në histori nuk ishte parë një opozitë e tillë e dhunshme.
“Kurrë nuk kishim parë në histori një opozitë keq e më keq, zi e më zi. Nuk ishte parë në historinë e këtij vendi që parlamenti të kthehej në mejhane, që gjuajnin me vezë, në parlament të gjuhej me çizme e shishe ujë, që në parlament të përdoreshin fishekzjarrë. Nuk kishim parë jithë atë kërdi oprimitive, e deputetët u larguan duke djegur mandatet. Flasin përcart për rrëmujë. Nuk kishim parë që politika të kthehej në dhunë”, deklaroi Rama.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga Vlora se pas zgjedhjeve të 30 qershorit do të nisë lufta mes opozitarëve.
Në takimin e fundit elektoral në Vlorë, Rama i quajti të marrë katër opozitarët, Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, duke thënë se pas të dielës do të fillojnë luftën me xhezve për t’i rënë njëri tjetrit.
“Katër aventurierët e marrë, për Saliun nuk flas se e njihni vetë. Po të ishte ai sot këtu do thoshte në Vlorë u mblodhën 2 milionë njerëz, që në fakt janë 20 mijë. Nuk janë turistë politikë, të ardhur me autobusë si punonjës, por janë bio nga Vlora e historisë, nga deti e nga mali.
Saliu iu njeh mirë, kështu që nuk ka nevojë për më shumë prezantime, por ja kujtojeni Vërrinë e shkretë. Po atë fytyrë ka dhe i dashuri im, Xhuljeta.
Për Fallxhoren nuk po ju flas, se sot mbaroi kafja turke. Sot ka mbetur vetëm xhezvja për t’i rënë njëri-tjetrit dhe do e shikoni shumë shpejt, pas të dielës si do fillojë lufta me xhezve, se çizmet mbetën në Kuvend”, tha Rama.
Më tej, kryeministri foli dhe për aksionin opozitar të muajve të fundit, duke thënë se gjithçka e bënë për të shkatërruar Shqipërinë.
Ndaj dhe, sipas kreut të qeverisë, krerët e opozitës do të futen në histori si njerëzit që tradhtuan Shqipërinë.
“Nuk kishim parë që disa parti të ktheheshin në organizata të dhunshme. Dhe godina e presidentit të kthehej në epiqendrën e shtabit të një revolucioni imagjinar dhe Presidenti të shfaqej si Haxhi Qamili i ringjallur.
Kurrë më parë Shqipëria nuk ishte vënë në një sulm të koordinuar, që nuk synonte të fuste frikën e tmerrin në çdo familje, por synonte të dërrmonte e gjunjëzonte vetë imazhin, dinjitetin e qenien e këtij vendi në sytë e botës.
Si kurrë më parë balta e mbiprodhuar në Shqipëri u shpërnda kudo në formën e fotove të dhunës me kazan plehrash në flakë, me njerëz të maskuar që sulmonin policinë, me tym e me gaz, me pamje institucionesh nën sulm. Të gjitha këto u shfaqën në ekran e Evropës.
Për të gjitha këto autorët e këtij plani nuk e fshihnin entuziazmin. Por ky plan do t’i fusë në histori këta njerëz, në radhën e atyre që tradhtuan Shqipërinë.
Ky është thelbi i neveritshëm i kësaj përpjekjeje. Gjithë këtij brutaliteti, harbutërie, dhune dhe kokëfortësisë ndaj thirrjeve të partnerëve tanë strategjikë. Kjo është arsyeja se në vitin 2019 u përsërit historia e Haxhi Qamilit. Sot Haxhiu i dytë, baba Xhikja, thotë sa të kem Lulin dhe Fallxhoren me vete nuk pyes për SHBA e BE.
Mirëpo të jeni të bindur, ai dhe ata që i provuan të gjitha dhe sot janë tamam si Albert Vërriu, që u tret nga helmi i tij, u rrugë e u tret nga hidhërimi i tij. Kështu janë dhe ata sot, të katërt”, theksoi kreu i qeverisë.