MENU
klinika

Rezoluta e sotme në Kuvend

Rama thirrje Metës: Reflekto, mund ta rregullosh fajin!

13.06.2019 - 18:55

Kryeministri Edi Rama nga Prrenjasi në një takim me banorët në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, i është drejtuar me një tjetër mesazh Presidentit të vendit, Ilir Meta, ku i kërkoi që ta lexojë me kujdes rezolutën e votuar sot në Kuvend me 100 vota.

Sipas shefit të qeverisë, kreu i shtetit duhet të kërkojë ndjesë në mënyrë që mos të vijojë me trashjen e zullumit.

Kryeministri shtoi se veprimi i presidentit Meta nuk është një gabim, por thjesht një faj, të cilin ka shanse ta rregullojë nëse e lexon me kujdes votimin e sotëm në Parlament.

“Më tha Taulanti që Presidenti kishte nxjerrë ca ekspertë që paskan thënë që ai po rishikon mundësinë e një date tjetër dhe deri atëherë kryetarët e bashkive do të rrinë në zyrë.

Një tjetër pjellë e një imagjinate të dalë nga kontrolli për të çuar vijën e konfliktit matanë 30 Qershorit, që është vulosur dhe nuk e ndalon dot, as Ilir, as Saliu dhe as artisti me fallxhoren.

Dua t’i them Ilirit, sot e filluam me të po e vijojmë me të, që ta lexojë me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e miratuar me 100 vota. Të reflektojë mbi opinionin e Kuvendit dhe të mos e trashë më tutje zullumin ku është futur, pasi ne dhe populli nuk ka shans të merren peng.

E di që ai është në pozitë të vështirë, por nuk është burrëri që të mos reflektojë dhe të kërkojë ndjesë. Pavarësisht se nuk ka bërë një gabim, por një faj, sidoqoftë normalizon raportin e tij me fajin. Halla Sali nuk ndihmon dhe ngarkon edhe më shumë atë vetë edhe një situatë që e kanë shkaktuar ata me qëllim, por ne do të dalim pa vështirësi”-tha Rama.

Si bashkëpunuan me Suel Çelën për të manipuluar opinionin publik

Masat e sigurisë ndaj gazetarëve, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, SPAK reagon zyrtarisht

Atentati i dështuar ndaj “Otit të Elbasanit”

SPAK: Grupi i Suel Çelës siguroi kushtet dhe mjetet për ta eliminuar

Urdhri për ekzekutimin e tij u dha nga Suel Çela!

Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas

Rolet e 21 personave për të cilët u lëshua masë sigurie

Gjyqtarë, policë dhe gazetarë! Goditja e grupit kriminal, SPAK njoftim zyrtar