MENU
klinika

"Kërcënimi"

Rama u tregon “dhëmbët” burrave demokratë: S’do futeni më në…

22.06.2019 - 22:20

Gjatë fjalës së tij në takimin elektoral në Konispol, kreu i qeverisë Rama dha një mesazh për të gjithë burrat në bashkitë e djathta që u përfshinë në sherr me Policinë e Shtetit.

Ai tha se ata që kanë ngatërruar detyrën me rrugën qorre do të përballen me masën e pëjashtimit nga administrata publike.

“Ka diçka që nuk shkon në këtë histori. Si mundet një parti të dorëzohet para zgjedhjeve dhe të pretendojë të kthej në vend rrëmujën dhe dhunën kur pret negociatat së bashku me një presidenti qe i përmend një ‘97.

Pse duan ta trembin populli, pse këta kërkojnë me çdo kusht një konflikt. Pse këta bëjnë protesta të dhunshme? Ata duan me çdo kusht t’i bllokojnë.

Negociata ne i meritojmë, jo se e themi ne por e ka thënë KE-ja. Gjëja e parë që BE do t’i vërë para Shqipërisë do jenë dy kapituj të reformës në drejtësi.

Ata thonë se duhet të na provoni se ju jeni shteti i së drejtës dhe duhet të veproni. Imagjinoni sikur katërshja ta pranojë këtë, katërshja që po e bën këtë gjurulldi, si mund ta pranojë këtë rrugë për të shkuar si cjapi tek kasapi.

Ky është një popull imagjinar i krijuar sa nga halli dhe sa nga presioni. Në të gjitha bashkitë që drejtojnë demokratët dhe ku pas 30 qershorit, asnjë grua nuk do të lëvizet nga puna dhe të gjithë ata burra që kanë ngatërruar detyrën me shërbimet qorre, ata duhet të kanë frikë jo se do të ikin nga puna, por nuk do të hyjnë më kurrë në administratën publike. Ata ëndërrojnë që të vriten njerëz. 30 qershori është një moment shumë i rëndësishëm.

Luli thotë t’i marrë të gjitha pa garë, t’i marrë të gjitha pa garë , por do marrë Ndoc Rrokun. ”-tha Rama.

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye

Rama në Komisionin ‘Xhafaj’: Ambicien e BE-së mund ta realizojmë duke...

“Kontributi në procesin e integrimit do të jetë i pazëvendësueshëm”