MENU
klinika

Çernobili 33 vjet pas...

Rekord shikueshmërie miniseriali

05.06.2019 - 13:24

    “Chernobyl” – “Çernobili” është miniseriali që sjell për publikun të realizuar në ekran, katastrofën më të madhe bërthamore që ka njohur ndonjëherë historia njerëzore. Ai regjistroi shikueshmëri rekord që theu në numra edhe sagën “Game of Thrones”, ndërsa agjencitë turistike kanë shënuar 40 për qind më shumë rezervime.

Suksesi i miniserialit televiziv amerikan “Chernobyl”, ka nxitur rritjen e numrit të turistëve dhe të kureshtarëve në qytezën fantazmë, të aksidentit më të rëndë bërthamor në historinë njerëzore.

 

 

 

 

Muajin e kaluar u shënua përvjetori i 33-të i katastrofës së Çernobilit, si pasojë e bllokimit të provës së sigurisë në reaktorin e katërt të uzinës atomike.

Nga shpërthimi pati një përhapje të radioaktivitetit në pjesën më të madhe të Evropës.

Miniseriali i HBO-së përshkruan çastet pas shpërthimit, operacionin e pastrimit dhe hetimin.

 

 

 

Zona rreth e rrotull centralit vijon të ruajë pamjen e pas shpërthimit. Prypyat, dikur një qytezë me 50,000 mijë banorë, kryesisht punonjës të centralit bërthamor, sot është një qytezë-fantazmë dhe një vend pelegrinazhi për turistët.

Sergiy Ivanchuk, drejtori i agjencisë “SoloEast”, tha për agjencinë “Reuters”, se kompania e tij mori 30 për qind më shumë rezervime.

Turistët dërgohen të vizitojnë reaktorin numër katër, që prej vitit 2016 është mbuluar me një shtresë metali, në lartësinë 108 metra.

 

 

 

 

Ngjarja sjell në vëmendje reagimin e dobët, të ngadaltë dhe burokratik të autoriteteve sovjetike, të cilat e dhanë urdhrin e evakuimit të zonës 36 orë pas shpërthimit. 31 vetë humbën jetën menjëherë nga shpërthimi, ndërsa sipas studimeve bjelloruse, 115 mijë të tjerë humbën jetën si pasojë e sëmundjeve të lidhura me rrezatimin bërthamor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Utopia e teknologjisë së lartë”

Qyteti “fantazmë” që kushtoi 40 miliardë dollarë


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit