MENU
klinika

Rritet fondi limit për unazën

Projekti/ Loti 1, tenderohet me 45 mln lekë më shumë

10.06.2019 - 16:38

Rritet fondi limit për unazën – Rishikimi i projektit për lotin 1, do tenderohet me 45 mln lekë më shumë.

Loti i parë i Unazës së Madhe, që u përfshi në skandalin e falsifikimit të dokumenteve nga kompania “DH Albania” si dhe i kritikuar për kostot e larta, do të ri tenderohet me një fond më të lartë limit.

Pas rishikimit të projektit fillestar, që në thelb solli zëvendësimin e mbikalimit me nënkalim, fondi limit i vënë në dispozicion për kompanitë e interesuara do të jetë 2.69 mld lekë, nga 2.24 mld lekë që kjo vlerë ishte gjatë hapjes së garës në muajin shtator të vitit të kaluar apo 45 mln lekë më shumë.

Kjo do të thotë se, pavarësisht se duhet të priten ofertat e kompanive të interesuara për ndërtimin e këtij segmenti për të përcaktuar koston finale të tij, gjasat që ky ndërtimi I 0.76 km rrugë të kushtojë edhe me shumë se aktualisht ekzistojnë, duke qenë se janë lënë hapësiart financiare.

Ndërkaq, ministrja Belinda Balluku tha se tashmë nuk ka asnjë pengesë për rihapjen e garës, ndërsa foli dhe për ecurinë e 2 loteve të tjerë të këtij segmenti.

Projekti i ri, që do të zbatohet për lotin e parë të Unazës nuk sjell asnjë ndryshim në drejtim të shpronësimeve, duke qenë se është ruajtur gjurma e projektit ekzistues.