MENU
klinika

"Shpresoj të fitojë..."

Sarri tek Juventus/ Napoli i bën ‘urimin’ epik!

21.06.2019 - 18:13

Maurizio Sarri është rikthyer në Serinë A dhe sezonin tjetër do të drejtojë Juventusin, skuadrën që për disa vite me radhë e rivalizoi kur ishte trajner i Napolit.

“Është trajner i aftë, duket që kishte projektuar gjithçka. Nuk më befasoi ky transferim, pasi sot futbolli nuk ka më flamuj. Këtu tek ne nuk fitoi asgjë, shpresoj që edhe te Juvja të mos fitojë asgjë. Është një rival, ky është i vemti urim që mund t’i bëj”, tha Aurelio de Laurentiis, presidenti i Napolit.

Gjithsesi, ndryshe nga sa ishte shprehur më parë, presidenti i Napolit këtë herë shmangu fjalën tradhëtar.

“Unë jam për lirinë, ndaj e respektoj zgjedhjen e tij.  U bë trajner i Juventusit dhe do të mbajë përgjegjësitë për këtë gjë. Nuk kam besuar kurrë te dashuria e Sarrit për Napolin dhe koha më dha të drejtë.

E kuptoj zhgënjimin e tifozëve të Napolit, pasi e donin, por nuk morën të njëjtin respekt nga Sarri”, theksoi De Laurentiis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Blerje të mëdha për italianin

Ja si do te jetë Juventusi i Sarrit!