MENU
klinika

Çfarë paralajmëroi Basha?

“Sfidë” 30 qershorit, opozita zhvillon sot protestën e 9-të kombëtare

21.06.2019 - 09:30

Ditën e sotme në orën 20:00 opozita e bashkuar do të mblidhet sërish në protestën e 9-të kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kërkesa mbetet po e njëjta, largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore.

Ndërkohë kujtojmë që “beteja” mes qeverië, Presidentit dhe opozitës për zgjedhjet e 30 qershorit mbetet e ndezur.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar dhe përsëritur për të disatën herë se nuk mund të ketë zgjedhje të njëanshme pa pjesëmarrjen e opozitës, ndërsa nuk ka munguar apeli i tij drejtuar të gjitha palëve, që të punojnë intensivisht për të tejkaluar ngërçin e krijuar.

Ndërsa kryeopozitari Basha ftoi qytetarët të dalin sot në shesh së bashku me familjet e tyre për të protestuar kundër keqqeverisjes së vendit.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka paralajmëruar një tubim paqësor pa dhunë, para kryeministrisë.

Ai tha se do të ketë më vete në protestë gruan dhe dy vajzat e tij.

Një ditë më parë, ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Tiranë bëri thirrje për protestë paqësore, ndërsa theksoi se do të dalë në mbrojtje të procesit zgjedhor.