MENU
klinika

Vendimi

Shkarkohet nga detyra kandidati për KLGJ!

20.06.2019 - 17:13

Gjyqtari Bledar Adbullai ka ngelur përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë.

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Abdullai.

 

Trupi gjykues i kryesuar nga Luan Daci, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Natasha Mulaj lanë në fuqi vendimin për Abdullain, i dhënë në korrik të 2018-ës.

Bledar Abdullai ishte kandidat edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndërkohë që nga detyra u shkarkua për shkak se ai dhe familjarët nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore për të deklaruar disa prona që disponojnë.