MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Shkodër/ Qendrat e votimit hapen pa incidente

30.06.2019 - 08:06

Edhe Shkodra, një nga qarqet më problematike, ku kryebashkiakja Voltana Ademi ka bllokuar disa qendra votimi të organizuara në ambiente në administrim të Bashkisë, këtë të dielë ka nisur qetësisht procesin e votimit.

Në qytet janë hapur qendrat e votimit dhe kanë mbërritur qytetarët e parë për të votuar.

Ndërkohë, disa qendra votimi janë zhvendosur në ambiente të tjera, siç është rasti i Teatrit Migjeni dhe bibliotekës që nuk u liruan nga kryebashkikja Ademi.

Në këto kushte, votimet po bëhen në “Radio Shkodra” ku materialet zgjedhore kanë mbërritur prej mbrëmjes së djeshme pa shënuar incidente.

Në Shkodër votimet kryhen për Valdrin Pjetrin, kandidat për kryebashkiak nga Partia Socialiste. Vetëm në Shllak dhe Temal në bashkinë Vau i Dejës nuk ka nisur procesi.

Materialet zgjrdhore janë rrugës për tu çuar në 6 Qendrat e Votimit.