MENU
klinika

Protestues të lënduar

Shkodra në rrëmujë/ Rama shtyn takimin?

20.06.2019 - 19:51

Ka nisur me tensione dhe incidente protesta marshim e opozitës në Shkodër.

Qytetarët kanë dashur të marshojnë drejt sheshit ku Rama do të mbajë takimin elektoral, por policia ka bllokuar rrugën. Protestuesit kanë tentuar disa herë ta çajnë kordonin policor. Polica ka hedhur gazlotsjellës ndaj tyre, ndërsa protestuesit me gurë.

Kryeministri Rama raportohej të kishte shtyrë takimin elektoral në Shkodër pas situatës së tensionuar, por tashmë ai është ngjitur në podium, dhe po mban fjalën e tij para elektoratit.

Ndërsa minutat kalojnë, situata në Shkodër vijon të jetë e tensionuar. Mësohet se policia ka hedhur disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e irrituar. Për pasojë, ka pasur disa qytetarë të lënduar nga gazi. Ata janë transportuar me ambulancë drejt spitalit.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi foli nga qyteti verior, pas protestave masive të qytetarëve kundër policisë.

Ademi tha se Shkodra nuk mund të lejojë një pushtet të krimit që ta uzurpojë. Ajo shtoi se është e drejtë e qytetarëve të protestojnë, përkundër masarës që zhvillohet, sipas saj në qytet.

“Nuk mund të lejojmë që një bandë krimi ale të uzurpojë qytetin,. Shkodra ka treguar se nnuk mund të lërë Ramën dhe bandën e tij të pushtojë qytetin. E drejta jonë për të protestuar, përkundrejt masakrës që ata kanë bërë në Shkodër është legjitime. Nuk ka arsdye që Policia e Shtetit, banda kriminale të qëllojë njerëzit”, tha Ademi.

Mësohet se thirrjeve “Rama ik” të qytetarëve policia i është përgjigjur me hedhjen e gazit lotsjellës. Raportohet gjithashtu se njërit prej protestuesve të opozitës i ka rënë të fikët në shesh.