MENU
klinika

"Ndihem e përdhunuar"

Shkrimi i New York Times/ Reagon Madonna

08.06.2019 - 16:00

Madonna thotë se është ndjerë si e “përdhunuar” nga artikulli që i dedikoi “New York Times”.

Në një postim në “Instagram”, këngëtarja shprehet kundër titullit “Madonna në moshën 60-vjeçare”, pikërisht për theksimin e moshës, që sipas saj nuk do të përmendej nëse do të ishte mashkull.

“Gazetarja që shkroi artikullin ka kaluar orë, ditë e muaj me mua dhe u ftua në një botë ku shumë persona nuk kanë akses, por zgjodhi të fokusohej në aspekte sipërfaqësore si etnia e kundërfigurës sime, apo copa e tendave të mia dhe me komente pafund për moshën time”.

Kështu ka shkruar Madonna, duke iu referuar Vanessa Grigoriadis që realizoi artikullin.

Më vjen keq që kam kaluar qoftë edhe 5 minuta me të. U ndjeva si e përdhunuar. Ia lejoj vetes të përdor këtë analogji, sepse jam përdhunuar në moshën 19-vjeçare…”.