MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Shpërndahen fletët e votimit në Kavajë e Rogozhinë!

29.06.2019 - 19:28

Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit në Kavajë.

Për Bashkinë e Kavajës, deri tani janë shpërndarë materialet për 78 qendra votimi, ndërsa kanë ngelur edhe 6 nga 84 gjithsej në Bashkinë e Kavajës.

votime
votime

Edhe në Bashkinë e Rrogozhinës ka nisur shpërndarja e materialeve dhe procesi po shkon drejt përfundimit.

Në Rrogozhinë janë gjithsej 56 qendra votimi, ku 15 dhe 1 (burgu) janë vetëm në qytet.