MENU
klinika

75-vjetori i Masakrës Çame

Shqiptari sfidon grekët në mes të Nju Jorkut: A janë këta…?

28.06.2019 - 10:44

Në kuadër të 75-vjetorit të Masakrës Çame, një grup shqiptarësh me paknarta në duar, drejtuar nga Presidenti i Rrënjëve Shqiptare Marko Kepi dhe Sait Bollati, i mbijetuar i masakrave greke ndaj popullsisë çame, u përballën me një grup shtetasish grekë që dolën nga konsullata dhe që në duar mbanin një parrullë ku glorifikikonin Kacifas si heroin e tyre, shtetasi që qelloi vitin e kaluar mbi policinë shqiptare dhe më pas u vra nga forcat e rendit.

Ky përvjetor ka përplasur shqiptarët dhe gekët përpara misionit të Konsullatës Greke në Park Avenue& Madison në SHBA.

Por, në protestën që zgjati 90 minuta, nuk ka munguar përplasja mes dy grupeve. Protestuesit grekë akuzuan shqiptarët që protestonin si kolaboracionistë të nazistëve.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i shqiptarëve.

Izmir Bako, tregon me pankartë historinë e familjes së tij. Sapo bëhet akuza, ai shkon menjëherë te vendi ku ishte protesta greke dhe me pankartën e shkruar në gjuhën angleze u bën karshillik.

Aty thuhet se kur u vranë në Paramithi më qershorin e 1944, Hatixhe Bako ishte vetëm 4 vjeç, Makbule Bako 2 vjeç, Baki Bako 1 vjeç, dhe… propaganda greke flet për kolaboracionistë? A mund të vrisnin këta fëmijë?

Marko Kepi në fjalën e tij plot mençuri u thotë grekëve përballë se çamët kërkojnë vetëm drejtësi. Shteti grek dueht ta njohë genocidin që mori mijëra jetë të pafajshme.

Më pas ai lexon listën plot dhimbje, kur fëmijë të vegjël u vranë në mënyrën më makabre nga një ushtri e helmatisur nga shovinizmi dhe spastrimi etnik…Grekët përballë, zhurmojnë që të mos i dëgjojnë moshat e fëmijëve ët vrarë, 2 vjeç, 1 vjeçe, 3 vjeç…Ata vetëm thërresin emrin e heroit të tyre terrorist, që qëlloi mbi policinë shqiptare; në çdo vend tjetër do të merrte të njëtën përgjigje. terroristi nuk mund të bëhet hero.

Tragjedia na kujton: Masakra e ushtrisë zerviste e nisën marshimin e vdekjes mbi njerëz të pafajshëm me 27 qershor 1944 në qytetin e Paramithisë për ta përfunduar në mars të 1945-së me atë që njihet si masakra e Filatit.

Statistika e publikuara nga media botërore, por edhe në gazetën Dielli në vitet 1944-48, flasin për rreth 3 mijë shqiptarë të vrarë, kryesisht fëmijë e pleq. Rreth 750 gra u përdhunuan nga zervistët, 90 fshatra u shkatërruan, 110 xhami u dogjën dhe një masë e madhe refugjatësh u përzunë dhunshëm nga vatart e tyre, plot 30 mijë.

Kjo është tragjedia që ende nuk pranohet për turpin e shtetit grek as sot e kësaj dite, 75 vjet pasi ka ndodhë. Si mundet, që një shtet që pretendon kulturë e qytetërim të lashtë të mohojë tragjedinë që e shkatuan ushtarakët e saj?

Nazo Veliu, sekretarja e Vatrës, me origjinë nga Çamëria, e ngriti zërin në emër të grave çame dhe kërkoi drejtësi dhe njohje të tragjedisë. Ajo gjatë të gjithë kohës replikoi me grekët duke ua treguar vendin.

Pas protestës, vargu i protestuesve shqiptarë u drejtuan drejt Misionit të Shqipërisë që ndodhet në të njëjtën rrugë. Edhe pse dyert ishin të mbyllura, folësit e ngritën zërin që matanë xhamave të dëgjoheshin thirrjet dhe apeli i tyre për ta ngritur çështjen çame në instacat ndërkomëbtare.

Ata kritikuan ashpër qeverinë shqiptare që nuk e ngre zërin për tragjedinë e ndodhur dhe nuk artikulon kërkimin e njohjes nga shteti grek. Marko Kepi, Sali Bollati, Nazo Veliu, Hakik Mema, Marjan Cubi, Muhamet Omari, Xheladin Zeneli, dhe shuëm të tjerë kërkuan drejtësi dhe ndërkombëtarizm të çështjes Çame.

Në fund, të gjitah Pankartat dhe një Listë -apel, me emrat e fëmiëjve të masakruar, u lanë tek dera e Misionit.