Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë janë rritur thuajse në të gjtihë bashkitë e vendit.
Rritja e të ardhurave arrin eri në 58 % në tremurjon e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e të ardhurave nga kjo taksë ndikohet ndikohet drejtëpërdrejtë nga rrija e numrit të lejetve të ndërtimit.
Në tremujorin e parë të vitit 2019, të ardhurat nga kjo taksë shënuan një nivel prej rreth 2.4 miliardë lekë, rreth 1.4 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm, apo rreth 1.4 herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat u dhanë në raportin financat publike vendore, në tremujorin e parë 2019.
Të hyrat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja vijojnë të përfaqësojnë një burim të rëndësishëm dhe qenësishëm në buxhetin vendor: në tremujorin e parë të vitit 2019 të ardhurat nga kjo taksë përfaqësuan rreth 68.9% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore dhe rreth 44.7% ndaj totalit të të ardhurave nga burimet e veta vendore.
Në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi, apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4% deri në 8% të çmimit të shitjes për metër katror.
Në Bashkinë e Tiranës, taksa e ndikimit në infrastrukturë është 8%, ndërsa në bashkitë e tjera 4%.
Analiza e zhvillimit të financave vendore tregon se të ardhurat e larta të grumbulluara nga taksa e ndikimit në infrastrukturë sinjalizojnë për varësi të lartë të buxhetit vendor nga kjo taksë dhe rreziqe të shtuara varësisht natyrës ciklike të saj.
Gjithashtu, mund të ndodhë që bashkitë të zhvendosin preferencat për likuiditet në terma afatshkurtër, në kurriz të zhvillimit të qëndrueshëm afatgjatë. Përjashtuar të ardhurat për TNI nga bashkia Tiranë, 60 bashkitë në vend mblodhën rreth 1.8 miliard lekë nga kjo taksë, në rritje me rreth 95.6% në terma vjetorë.
Performanca në të ardhurat prej kësaj takse sugjeron për vijimësi të presioneve zhvillimore, ndonëse ky presion është përqendruar kryesisht në bashkinë Tiranë.
Zbatimi i Planeve të Përgjithshme Vendore (PPV) nëpërmjet lejeve të reja të ndërtimit, nga një anë, ndikon pozitivisht në rritjen e të ardhurave nga TNI për bashkitë, nga ana tjetër, i vendos ato në një pozicion sfidues për ofrimin e infrastrukturave të nevojshme publike, të cilat gjithashtu kërkojnë financime si në zhvillim fillestar ashtu dhe në mirëmbajtje të vazhdueshme
Në nivel mesatar, të ardhurat nga TNI (nga ndërtimet e reja dhe të ardhurat nga legalizimet) përfaqësuan rreth 68.9% të të ardhurave nga taksat vendore në tremujorin e parë të vitit 2019, raport ky në rritje me rreth 23.2 pikë përqindjeje krahasuar me vlerën e regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Për rreth 9.8% të bashkive (8 nga 61 Bashki), të ardhurat nga kjo taksë qëndrojnë mbi mesataren kombëtare.
Ndërkohë, në rreth 11.5% të bashkive të ardhurat nga kjo taksë përfaqësojnë më pak se 10% të të ardhurave nga taksat vendore duke reflektuar deri diku edhe presione më të ulëta zhvillimi.