MENU
klinika

Ky sezon nuk do të jetë as i fundit

Shumë aksion sezoni i dytë i Cobra Kai

01.06.2019 - 16:48

Sezoni i dytë i “Cobra Kai” premton të ketë më shumë skena aksion dhe luftime.

Kështu deklaroi Hiro Koda, koordinatori i aktorëve të serialit që pason “Karate Kid”, prodhuar nga “Youtube Red”.

Ka më shumë personazhe dhe detyrimisht më shumë aksion, më shumë luftime.

Djemtë vazhdojnë të stërviten pas sezonit të parë dhe janë fantastikë, sepse kanë punuar fort”, -tha Koda.

Sezoni i dytë i “Cobra Kai”, me protagonistë kryesorë Ralph Macchio e Billy Zabka, nuk do të jetë i fundit, pasi seriali është rinovuar edhe për një tjetër sezon.