09.06.2019 - 08:43
Orët e para të ditës vijojnë me ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare në të gjithë Shqipërinë, ku më të dukshme paraqiten në përgjatë kufirit lindor.
Megjithatë, pasditja dhe mbrëmja paraqiten me kthjellime në rajonin jugor dhe zonat bregdetare por vranësira të shpeshta mbeten zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur ekstremumet ditore nga 15°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3-4 ballë.