MENU
klinika

Parashikimi

Si pritet të jetë moti sot?

02.06.2019 - 08:46

Moti ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe vranësirash mesatare e të dendura.

Deri në mesditë i gjithë vendi dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të dukshme vranësira paraqiten në veri dhe zonat Qendrore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të përohshëm në të gjithë vendin, herë pas here në formë rrebeshi.

moti

Gjatë natës pritet ndërprerje e shirave. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por rënie të lehtë sjell mesdita, duke luhatur vlerat ditore nga 11 deri në 27 gradë Celsius.

Edhe dita e nesërme do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat do të rrezikojnë reshje të dobëta shiu.