MENU
klinika

Të lënduar/ Tensionet me Policinë

Situata del nga kontrolli, para Kuvendit një “situatë lufte”

02.06.2019 - 20:58

Tym e kapsolla tek parlamenti, ku është krijuar një situatë e tensionuar.

Protesta e opozitës është zhvendosur tek Parlamenti. Protestuesit dhe kreu i PD kanë marshuar nga bulevardit tek Kryeministria për të shkuar tek rruga para Parlamentit.

Ndërkohë që policia ka marrë masat e saj.

Një numër i madh efektivësh janë rreshtuar para hyrjes së parlamentit. Kujtojmë se policia nuk i ka dhënë leje opozitës të zhvendosë protestën e saj.

Situata tashmë është e ndezur. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe tymuese por nuk ka përplasje. Ndërkohë që FNSH-të janë në gatishmëri ashtu si botet e ujit.

Por ndërsa protestuesit hidhnin kapsolla, një operator televiziv ka ngecur brenda oborrit dhe është shtrirë në tokë.

Mësohet se ai ka rënë në tokë pasi është lënduar në këmbë.