Ditën e sotme është paralajmëruar të mbahet protesta e 9-të kombëtare e opozitës.
Protesta do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 20:00.
Edhe në këtë protestë kërkesat janë po të njëjtat, largimi i kryeministrit Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.
Në protestën e sotme prite të angazhohen rreth 1500 efektivë policie për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit dhe shmangien e incidenteve.
Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestat e mëparshme.
Përballë protestuesve me një kordon që do të jetë përgjatë perimetrit të kryeministrisë do të jenë punonjësit e rendit dhe ata “Shqiponja” ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gadishmëri në pjesën e pasme.
Një pjesë tjetër do të jetë e pozicionuar pranë parlamentit. Në gadishmëri pranë godinës së kryeministrisë do të jenë edhe Garda e Republikës.
Në rast se nga ana e protestuesve do të ketë tentativa për të hyrë në institucione apo të kërcënojnë shëndetin dhe jetën e punonjësve të policisë do të përdorë gaz lotsjellës.
Në gadishmëri pranë ambjenteve ku donte zhvillohet protesta marshim do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat. Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht Zhan Dark.
Autobusat si herën e parë s’do lejohen në qytet. Të Veriut do të grumbullohen tek pallati i sportit “Asllan Rusi”, ndërsa te Jugut tek Fakulteti i Ekonomikut.
Opozita ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës për një protestë marshim nga ora 20.00 deri në mesnatë, ndërsa policia i ka kthyer shkresë duke i dhënë leje për protestë deri në 22:00.