MENU
klinika

Deklarata

Spiun serb në presidencë? Konjufca: Rrezik kombëtar!

19.06.2019 - 22:28

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka kërkuar që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë së Kosovës, pas lajmit se në zyrën e Presidentit të Kosovës është punësuar Branislav Nikoliç.

Konjufca shkruan se punësimi i një spiuni serb përbën rrezikim të sigurisë kombëtare.

  • Shkrimi i Glauk Konjufcës:

Janë krijuar kushtet që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë i Kosovës. Sepse në zyrën e Presidentit të shtetit është punësuar Branisllav Nikoliç. Sipas mediave, ky njeri është pjesëtar i shërbimit shtetëror informativ serb. Kjo përbën pa dyshim rrezikim serioz të sigurisë kombëtare.

Sipas kushtetutës sonë (neni 94, pika 5, lidhur me nenin 127, pika 2) Këshillin e Sigurisë e kryeson kryeministri i vendit. Çka ka kryeministri që nuk e thërret mbledhjen? Mos ndoshta frikësohet nga presidenti që ia përmend bodrumin e Radojčić-it ku u themelua qeveria e tanishme? Çfarë çifti i tmerrshëm Thaçi-Haradinaj: reciprokisht të shantazhueshëm përmes veglave të Vučić-it.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!